Formacioni zyrtar i Kosovës për miqësoren me Armeninë, mungon kapiteni

Përzgjedhësi i ri i Kosovës Franco Foda, e ka zbuluar 11-shen e parë të tij me Kosovën për duelin me Armeninë, që luhet nga ora 17:00 në Yerevan.

Në përbërjen e parë të Dardanëve, mungon kapiteni Amir Rrahmani, i cili u paralajmërua një ditë më parë nga Foda se vuan nga një lëndim i lehtë.

Në vend të tij nga fillimi do të luaj Lumbardh Dellova.

Te Kosova nga minuta e parë nuk mungojnë yjet si Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Kosova: Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Paqarada; Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *