Është shpallur formacioni me lojtarët më të mirë të rinj nëpër botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.
IFFHS ka vlerësuar 20 lojtarë gjatë 12 muajve të fundit, kështu që nuk është befasi për të parë fenomenin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Norvegjezi tashmë ka arritur 20 gola në Ligën e Kampionëve në vetëm 14 ndeshje. Mahnitëse.
Ai është bashkuar me disa lojtarë të talentuar nga Barcelona dhe Real Madrid: 18-vjeçari Ansu Fati (i cili shënoi golin e tij të parë për Spanjën në shtator) dhe anësori brazilian Rodrygo .
Dy futbollistë vijnë nga Liga Premier në mesfushë dhe mbrojtje. Phil Foden është një zgjedhje e merituar për formën e tij sublime gjatë vitit të kaluar, duke depërtuar në një mesfushë.
Qendërmbrojtësi francez i Leicester, Wesley Fofana, ka bërë më pak bujë se Foden, por ai është jashtëzakonisht i talentuar.
Mesfushori kreativi i Milanit, Sandro Tonali bashkohet me Foden në mesfushë, ndërsa ylli i Rennes Eduardo Camavinga – tashmë një përfaqësues i Francës – meriton me të drejtë vendin në këtë formacion.
Megjithatë, nuk ka vend ende për yllin e ri të Barcës, Pedrin. Të rinjtë anglezë si Jude Bellingham i Borussia Dortmund dhe Bukaya Saka i Arsenal gjithashtu mungojnë.
Alphonso Davies, kanadezi i shkëlqyer i Bayern Munchen, i cili është 20 vjeç, zë vendin e mbrojtësit të majtë. Shoku i tij i ekipit në Bayern (aktualisht i huazuar në Hoffenheim) Chris Richards gjithashtu gjendet aty, me Sergino Dest si mbrojtës i djathtë.
Ekipi i plotë botëror i të rinjve të vitit IFFHS është më poshtë:
Portier: Ersin Destanoglu
Mbrojtës i djathtë: Sergino Dest
Mbrojtës qendror: Wesley Fofana
Mbrojtës qendror: Chris Richards
Mbrojtës i majtë: Alphonso Davies
Mesfushor: Sandro Tonali
Mesfushor: Phil Foden
Mesfushor: Eduardo Camavinga
Sulmues i krahut të djathtë: Rodrygo
Sulmues i krahut të majtë: Ansu Fati
Sulmues qendror: Erling Haaland. /Telegrafi/