Në muajin janar, Sergio Aguero kaloi Thierry Henryn, duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në Premierligë.
Goli i dytë i Argjentinasit në fitoren 6:1 të Manchester Cityt ndaj Aston Villas, ishte 176-ti për të, në elitën e futbollit anglez.
31 vjeçari këtë rekord e arriti në më pak ndeshje sesa Thierry Henry.
Agueros i janë dashur 255 ndeshje për të kaluar rekordin e Henry, i cili 175 gola i shënoi 258 ndeshje.
Por të dy këta lojtarët janë pjesë e formacionit më të mirë të Premierligës me lojtarë të huajë.
Në portë është Peter Schmeichel, ndërsa në mbrojtje Van Dijk, Vidic dhe Kompany. Në mesfushë janë Vieira, Ronaldo, Hazard dhe Silva.