Edicioni 2019/2020 në La Liga ka përfunduar me Real Madridin kampion, ndërsa disa lojtarëve iu është rritur çmimi në treg.
Kjo ka bërë që në formacionin me 11 lojtarët më të shtrenjtë në pozitat e tyre të përfshihen disa fytyra të reja, ndërsa kanë mbetur edhe disa të vjetra.
Më poshtë jua sjellim formacionin me 11 lojtarët më të shtrenjtë në La Liga duke u bazuar në vlerën e tyre në Transfermarkt.
Nuk është befasi që ky njëmbëdhjetësh përmban lojtarë nga tri klubet kryesore spanjolle, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Ndërsa vlera totale e tyre është 786 milionë euro.