Formacioni i vitit në Serie A, sipas Optas

“Opta Data”, sajti i njohur i statistikave në futboll, ka përpiluar top-formacionin e sezonit që u mbyll në Serie A.

Bie në sy dominimi juventin. Kështu, 4 lojtarë janë bardhezinjtë, kampionë të Italisë, mes të cilëve portieri Szczęsny dhe Criustiano Ronaldo. Vetëm një nga Interi, në qendër të mbrojtjes.

Fjala është për holandezin De Vrij. Në këtë formacion ideal të Serie A, Lazio përfaqësohet nga Acerbi në mbrojtje, Luis Alberto në mesfushë dhe “Këpuca e Artë” e Evropës, veç asaj të Italisë, Ciro Immobile, në sulm.

Theo Hernandes është emri i vetëm nga Milani, ashtu sikurse Ruiz nga Napoli dhe Gomes nga Atalanta.

Kjo përzgjedhje është bërë mbi bazë statistikash specifike për secilin rol nga “Opta Data”, ndaj kjo 11-she ideale e Serie A për sezonin që sapo u mbyll merr vlera të plota objektiviteti.

Sikurse duket në paraqitjen grafike, ky formacion është sipas modulin 4-2-3-1, me bomberin e Lazio në majë. Ronaldo dhe Dybala janë krahët e ofensivës, “made in” Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *