Formacioni i mundshëm, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Italisë

Gjate stërvitjes së Kombëtares këtë të enjte trajneri Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” për ndeshjen ndaj Italisë, që është e para për Shqipërinë në EURO 2024, e cila luhet më 15 qershor në orën 21:00.

Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët që janë shfaqur shumë në formë në stërvitje.

Sa i përket formacionit me të cilin mund të luajë Shqipëria, trajneri Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje, ndërsa ende nuk ka vendos kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Ajetit dhe Ismajlit, ndërsa në sulm në pikëpyetje është se cili mes Brojës apo Manajt do të jetë titullar.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Italinë:

Berisha; Hysaj; Ajeti (Ismajli); Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja (Manaj); Seferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *