Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kosova dhe Rumania do të përballen sot në Nation League.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.

Në këtë takim, pritet të debutojë mesfushori Elvis Rexhbeçaj, i cili projektohet si titullar nga minutar e parë. Sulmi do t’i besohet treshes, Zhegrova – Muriqi – Rashica, kurse në mbrojtje do të jenë, Aliti – Rrahmani – Vojvoda dhe Paqarada.

Ja formacioni i mundshëm: Aro Muric, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Paqarada, Berisha, Rexhbeçaj, Muslija, Zhegrova, Rashica, Muriqi

Në anën tjetër, ky pritet të jetë formacioni i Rumanisë: Nita- Ratiu, Dragusin, Ghita, Chipciu – M. Marin, R. Marin – Man, Stanciu, Mihaila – Dragus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *