Barcelona edicionin tjetër shihet si një ndër favoritët për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Me ardhjen e presidentit të ri, Joan Laporta, ka nisur një ‘valë’ e re në skuadër, ku priten disa ndryshime.
Katalunasit pritet të shesin lojtarët si Sergio Busquets, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann, për të realizuar disa transferime.
Siç bën me Sergio Agueron, që zyrtarisht e transferuan nga Man City si agjent të lirë.
Georginio Wijnaldum gjithashtu pritet të nënshkruajë me Barcelonën pasi u largua nga Liverpool si agjent i lirë, derisa Eric Garcia dhe Memphis Depay pritet të jenë dy lojtarët e tjerë.
Duke marrë parasysh se Koeman e preferon sistemin 5-3-2, ja se si do të duket formacioni i Barcelonës:
Ter Stegen; Dest, Garcia, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Wijnaldum; Messi, Aguero, Depay.