“Count down-i” ka nisur. Europa e futbollit mban sytë nga “Aviva Stadium” në Dublin, aty ku këtë të mërkurë, Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League.
Ndërsa jemi shumë afër nisjes të kësaj super sfidë, që starton në orën 21:00 dhe që transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”/ Digitalb, trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Xabi Alonso kanë zgjedhur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë ekipet e tyre.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë finale të Atalanta-s, teksa nga Leverkusen-it në rolin e titullarit do të jetë Granit Xhaka.
Formacionet zyrtare: