Vendasit kanë një mungesë mjaft të rëndësishme si ajo e mesfushorit Elmas, i cili mungon për shkak të protokolleve rreth COVID-19 në zonën e Napolit.
As Kosova e jonë nuk qëndron më mirë. Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu dhe Amir Rrahmani janë mungesat kryesore për selektorin Bernard Challandes.
Ky i fundit ka vendosur të startojë me Hadërgjonajn si anësor i djathtë, teksa Atdhe Nuhiu do të prijë në fazën ofanzive. Ibrahim Dresevic do ta zëvendësojë Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes.
Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Maqedonia e Veriut:
Dimitrievski: Bejtulai, Velkovski, Musliu: Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski: Bardhi: Nestorovski, Pandev.
Kosova:
Muric: Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli: Shala, Berisha (C): Hadergjonaj, Celina, Zeneli: Nuhiu.
Formacionet në mënyrë grafike: