Italia do të luajë ndaj Zvicrës në stadiumin ‘Olympico’ në kuadër të xhiros së dytë të grupit A.
Italianët e nisën shumë mirë duke fituar ndeshjen e parë ndaj Turqisë (3-0), ndërsa zviceranët barazuan ndaj Uellsit (1-1).
Sot Roberto Mancini nuk ka ndryshuar shumë, duke filluar nga minuta e parë me dyshen Leonardo Bonucci – Giorgio Chiellini në mbrojtje.
Mesfusha dhe sulmi do të jetë e njëjtë, sikurse në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër te Zvicra nga minuta e parë luajnë dyshja Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Italia: G Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.
Zvicra: Soomer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Schar, Shaqiri.