Formacionet zyrtare: Itali – Spanjë

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në “Wembley Stadium”, Italia dhe Spanja do të “luftojnë” për një vend në finale.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dyja Kombëtareve:

Italia: XI: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

Spanja XI: Simon; Azpilicueta, Laporta, García, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal, Torres.

Italianët vijnë në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Belgjikës (2-1), ndërsa spanjollët fituan me penallti ndaj Zvicrës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje përballet në finalen e madhe të 11 korrikut me fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkë.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *