Feronikeli do të jetë nikoqir i Arbërisë për përballjen në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 13:00.
Arbëria e filloi mjaftë mirë këtë edicion, madje duke rrëmbyer edhe pozitën e parë si debutues në elitën e futbollit kosovar, mirëpo tani gjendet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Në anën tjetër, Nikili ka pasur ulje dhe ngritje në formë, por aktualisht gjenden në pozitën e tetë, dy pikë më pak se Arbëria.
Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Bojku, Da Silva, Maliqi, Shala, Balde, Pllana, Hoxha, Simonovski.
Formacioni startues i Arbërisë: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Zabergja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Kashtanjeva.