Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur sërish për suspendimin e Zhegrovës, Rashicës e Muricit para ndeshjes me Qipron.
Ai thotë se vendimin për suspendimin e tyre e mori ai bashkë me FFK, shkruan GazetaBlic Sport.
“Këtë vendim e ka marrë trajneri dhe Federata, këta lojtarë i kanë thyer rregullat dhe i kemi larguar para ndeshjes me Qipron”, tha fillimisht Foda në konferencë për shtyp.
Kujtojmë se treshja e lojtarëve në fjalë janë thirrur dhe do jenë prezent në ndeshjet e tetorit.