Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur para dy ndeshjeve të tetorit ndaj Sllovenisë e Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Foda thotë se dy ballafaqimet janë mjaft të vështira, por Kosova ka treguar se mund të luajë mirë edhe ndaj kundërshtarëve të fortë.
“Do jenë dy ndeshje të vështira, por skuadra ka fituar kundër Suedisë, kemi treguar pasionin tonë dhe kemi mundësi të luajmë mirë edhe kundër skuadrave të tilla. Sllovenia ka shumë ekip të mirë, kanë përvojë të hatashme, do stërvitemi maskimalisht për ndeshjet e radhës”, tha fillimisht Foda në konferencën për shtyp.
“Në shtëpi kemi mundësi të mira, pasi kemi edhe tifozët që na mbështesin shumë”, vazhdoi Foda.
Kosova luan fillimisht ndaj Sllovenisë në shtëpi me 10 tetor, teksa tri ditë më pas ballafaqohet me Suedinë në udhëtim.