Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e fundit të kompeticionit, UEFA Nations League ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda u paraqit në konferencë për media dhe tha se skuadra e tij është e fokusuar për ndeshjen e nesërme.
“Nuk do të jetë problem për ngjarjet e fundit, ne kemi luajtur shumë mirë ndaj Rumanisë, tani fokusi ynë është te ndeshja ndaj Lituanisë. Ekipi e ka një vetbesim të mirë dhe sot do të bëjmë përgatitjet e fundit, natyrisht na motivon shumë edhe përkrahja e publikut”, u shpreh Foda
Kujtojmë që Kosova është në pritje të një vendimi të UEFA-s për ngjarjen e fundit në Rumani.