Foda flet pas arritjes historike të play-offit të Botërorit

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas fitores historike që ia siguroi “Dardanëve” kualifikimin në play-offin e Botërorit.

Ai është shprehur i lumtur me ekipin, teksa ka folur edhe për ndeshjen me Zvicrën.

“Jam i lumtur për ekipin, për lojtarët. Kanë luajtur shumë mirë, të bashkuar. Do të përgatitemi për ndeshjen me Zvicrën. Shpresoj se do të fitojmë. Djemtë kanë luajtur ashtu siç jemi përgatitur”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Foda nuk harroi t’i falënderojë edhe tifozët e pranishëm në Lubjanë.

“Nuk mund të them se atmosfera ishte më e mirë se në Prishtinë. Por atmosfera ishte fantastike. Jam falënderues për të gjithë që ishin të pranishëm. Unë dhe të gjithë në Federatën e Futbollit të Kosovës jemi falënderues dhe krenar për tifozët që i kemi pasur kudo që kemi luajtur. Jemi të lumtur që ata janë krenar me ekipin kombëtar”, ka thënë tutje ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *