Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencë për media.
“Dardanët” zhvillojnë nesër duelin ndaj Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Foda u shpreh se do të jetë ndeshje e vështirë, por kanë ardhur për të fituar.
“Lituania është një ekip kogja i mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi ardhur të fitojmë. Duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të bëjmë lojën tonë. Nëse duam ta fitojmë grupin, duhet ta fitojmë secilën ndeshje. Është përballje shumë e rëndësishme”, tha Foda.
Të martën, Kosova e luan ndeshjen e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.