Plot 100 milionë dollarë i janë ofruar Khabib Nurmagomedov për t’u ndeshur në një ndeshje boksi me Floyd Mayweather. Këtë fakt e ka pohuar agjenti i luftëtarit rus, Ali Abdelaziz, i cili pohon gjithashtu se që kur Khabib u pensionua, ofertat nuk kanë reshtur.
“Ne na janë ofruar 100 milionë dollarë për t’u ndeshur me Floyd Mayweather. Dana White ishte në bord, të gjithë ishin atje. Por, të gjithë e dimë se Khabib është një luftëtar i MMA. Nëse Floyd dëshiron të luftojë kundër tij, atëherë le të vijë në oktagon”, janë fjalët e agjentit.
Kujtojmë që Nurmagomedov u tërhoq nga MMA vitin e kaluar pas vdekjes së babait të tij, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Ndeshja e fundit e rusit ishte kundër Justin Gaethje, ku në fund ai nuk i mbajti dot lotët.