Kryetari i Gjilanit, Florim Zuka, ka folur për përfundimin e kampionatit të futbollit.
I pari i Gjilanit akuzoi gjyqtarët për favore të skuadrave tjera.
Ai po ashtu akuzoi edhe tri skuadrat tjera, të cilat sipas tij zhvilluan “miqësore”, duke aluduar në kurdisje.
“Miqësore kanë luajtur Llapi, Trepça ’89 dhe Prishtin. A e dini sa miqësore ka luajtur Llapi, po sot Prishtina çfarë bëri”, tha Zuka për “Sportin Total” në KTV, raporton Gazeta Olle.
Ai përmendi edhe gjyqtarët që e kanë dëmtuar.
“Besfort Kosumi në ‘Riza Lushta’, Genc Nuza në Suharekë, Fatmir Tahiri në Podujevë, Fatmir Sekiraqa dhe Gramos Shala, që na anuloi një penallti dhe na ndëshkoi lojtarin me karton, për të munguar takimin e radhës”, shtoi Zuka.