Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shkruar historinë, duke fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.
Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.
Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç
Pas ndeshjes, me lot në sy, Marku tha se kishin dyshuar në të, duke e quajtur kick-bokser, por ja ku është sonte.
“Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur. Gruaja ime është shtatzënë dhe këtë fitore ia dedikoj asaj dhe gjithë familjës sime” – tha Marku pas fitores, përcjell Insporti.