Florian Marku do të ketë sfidën e tij të rradhës nesër në Newcastle.
Boksieri shqiptar, Marku do të ketë përballë britanikun Chris Jenkins ku do përpiqet të mbrojë titullin kampion bote në IBF International, pesha “welter”.
“The Albanian King” ashtu siç njihet Marku ka 10 fitore dhe një barazim dhe do të hyjë në këtë duel si favorit ndaj Jenkins.
“E respektoj Chris, por në ring do të jetë ndryshe. Aty ka sfidë dhe duelin do ta fitoj unë, për të mbrojtur titullin. Jam përgatitur fort dhe jam në formë të mirë sportive”, ka deklaruar Marku para ndeshjes.
Sot, boksierët do të kryejnë peshimet zyrtare dhe më pas do të kryejnë përgatitjet e fundit për duelin.