Florent Muslija fantastik, shënon golin e vitit në Gjermani

Florent Muslija është bërë specialist i goditjeve të lira në ekipin e tij të Paderbornit.

Ylli kosovar tashmë po shënon pothuajse në çdo goditje të lirë dhe ia ka marrë dorën këtyre pozicioneve.

Edhe në ditën e sotme, Florent Muslija ka shënuar gol fantastik nga fauli në ndeshjen ndaj Sandhausen.

Muslija realizoi golin më të bukur në Bundesliga ll në këtë ballafaqim pas 19 minutave, kur nga fauli ishte diçka krejt tjetër nivel goditja e tij.

Ja pamjet e super golit:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *