Florent Hadërgjonaj është shumë afër huazimit tek klubi i Supërligës turke, Kasimpasa.
Hadërgjonaj kështu do të largohet nga Huddersfield Town, ekip ky që luan në kategorinë e dytë të futbollit anglez për t’u bashkuar me Lorent Sadikun në Turqi.
Mbrojtësi 25 vjeçar i kombëtares së Kosovës këtë sezon është paraqitur 25 herë për ekipin e Huddersfield, duke dhënë dy asistime.