Flamurtarin e Prishtinës e pret një pranverë e nxehtë, në aspektin e garës për inkuadrim në Superligë.
Kuqezinjtë synojnë të rikthehen pas një viti në elitën e futbollit tonë.
Përë këtë, drejtuesit e klubit kanë nisur të sjellin përforcimet e para.
Tri ardhjet që kanë zbarkuar në kryeqytet janë nga Bregu i Fildishtë.
Drejtori i klubit, Agim Hasani, ka bërë të ditur për Gazetën Olle se bëhet fjalë për një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.
Lojtarët e ardhur janë Gneilpekan Marius Camara, Kassoum Kone dhe Theo Nimely, të cilët tashmë janë bërë pjesë e klubit kuqezi.