Flamurtari ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen ndaj Feronikelit e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit kanë marr një fitore të madhe e cila thuajse vlen sa mbijetesa në këtë sezon të gjatë dhe të vështirë në Superligë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por me vendasit për një nuancë më të mirë duke gjetur edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 42-të dhe ishte Bajram Shala, i cili shënoi për epërsinë 1-0.
Në pjesën e dytë u zhvillua më pak lojë, por vendasit arritën të mbahen deri në fund dhe ta marrin një fitore me rezultat 1-0, fitore e cila me shumë gjasë do t’i mbajë në Superligë edhe për një sezon.
?⚽️?⚽️?
Posted by KF Flamurtari on Saturday, July 18, 2020
Pas kësaj fitore, Flamurtari renditet i gjashti me 43 pikë, ndërsa Feronikeli i pesti me 44 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, kuqezinjtë udhëtojnë te Prishtina, ndërsa Nikli e pret Trepçën ’89. /Telegrafi/