Lojtari maroken, Achraf Hakimit ka nënshkruar kontratë me klubin francez, PSG deri në vitin 2026, shkruan Insporti.
Klubi francez do të paguajë 60 milionë euro kesh, teksa marokeni do të ketë pagë 10 milionë euro neto në sezon.
Hakimi tashmë ka thënë fjalët e para si lojtar i PSG-së.
“Sot ndihem shumë krenar. Pas eksperiencave të mia në Spanjë, Gjermani e Itali, tani mu ofrua të njoh një tjetër kampionat dhe me ngjyrat e një klubi shumë prestigjoz si Paris Saint Germain. Mezi pres të njoh shokët e mi të rinj dhe të takoj tifozët e të ndjej përkrahjen e tyre në “Parc des Princes”. Kam të njëjtat ambicie me stafin teknik dhe jam gati të bëj gjithçka për klubin tim të ri”, deklaroi mbrojtësi maroken.
Kujtojmë që klubi zikaltër ishte i detyruar të shiste një nga futbollistët, për të rregulluar bilancet financiare dhe zgjodhi të sakrifikojë pikërisht marokenin, për faktin se ofertat në drejtim të tij ishin më konkrete.