Ish- trajneri i Toulouse, PSG e FAR Rabat, Alain Giresse është prezantuar sot si trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës.
Në konferencën për media, Giresse foli për Kosovën dhe lidhjen e tij më këtë vend. Giresse tha se kishte pasur kontakt me ish kryetarin e FFK’së, të ndjerin Fadil Vokrri, për të cilin tha se kishte miqësi të fortë me të.
“Të flasim si kam mbërri këtu, puna që të jem unë këtu, sigurisht që në jetë ka reethana të ndryshme, sigurisht që kemi të kalua, njoh kosovarë që jetojnë në Francë dhe para disa viteve në një vizitë që e kishim bërë në Kosovë, kur Ademi nuk ishte akoma kryetar, ishte Fadil Vokrri, këtë duhet ta nderojë ta bëj një homazh për të, tu marrë parasysh se kam pas lidhje të forta, kur kam degju për vdekjen e tij kam qenë shumë i prekur, janë gjëra që i njifni, kur kam qenë trajner i Senegalit, kemi organizuar një miqësore me Kosovën në Gjenevë, në Senegal më kanë pyetur kundër kujt do të luajmë, dhe ju kam thënë që e njoh atë vend shumë mirë. Ka qenë kënaqësi edhe lehtësi kontakti me kryetarin, sigurisht nëse e nënshkrutja sot, jam dakordu me kërkesat, e njoh punën mirë” -tha Giresse.
Kujtojmë se, dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.