Amir Rrahmani ka nisur aventurën e tij tek gjiganti italian, Napoli.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, i dalë nga futbolli ynë, është bërë pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha në Itali.
Ai doli sot në konferencën për shtyp, ku foli për përshtypjet e para tek klubi i ri.
“Kam luajtur në qendër të mbrojtjes më parë. Jam i gatshëm të ndihmojë trajnerin kudo që mundem. Unë isha i vendosur për t’iu bashkuar Napolit prej fillimit. Kjo është një lëvizje e madhe për mua”, tha Rrahmani.
“Kam pasur një sezon të mirë me Veronën dhe jam i lumtur me atë që kemi arritur”, shtoi ai.
Rrahmani do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e shtatorit me Moldavinë dhe Greqinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.