Fitorja e mundshme e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë do t’ia mbushte arkat FSHF-së

Fitorja ndaj Kazakistanit mbajti në lojë Shqipërinë në garën për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tashmë “kuqezinjtë” duhet të mposhtin Bjellorusinë po në “Air Albania” të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup.

Një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, por mund ta pozicionojë në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 dhe njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FSHF shumën e 1 miljon e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C.

Këto para mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Ndeshja Shqipëri – Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *