Porto ka bërë mrekullinë në finalen e Kupës së Portugalisë.
Skuadra e Porto ka fituar Kupën e Portugalisë duke mposhtur Benfican me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje skuadra e Porto luajti për 50 minuta me një lojtar më pak, gjë që e bën edhe më heroike këtë fitore.
Ishte minuta e 38’ kur Luis Diaz u ndëshkua me karton të kuq, për të lënë Porton me një lojtar më pak.
Megjithatë, kjo nuk e ndaloi skuadrën e Portos për të shënuar golin e parë në ndeshje, atëherë kur luhej minuta e 47’ e takimit.
Benfica tentoi të barazonte por nuk shfrytëzonin dot epërsinë numerike. Porto shënoi për 0:2 në minutën e 59’, me anë të Mbemba.
Reagimi i Benfica erdhi vonë, në minutën e 84’, kur Carlos Vinicius shënoi nga penalltia për 1:2, që edhe ishte rezultati final.
Kështu, me këtë fitore heroike, Porto ka fituar Kupën e Portugalisë për herë të 17-të.