City vazhdon të jetë lider në Premierligë edhe pas xhiros së 16
Manchester City e ka mundur me shumë vështirësi Wolvesin, për të marrë pikët e plota dhe për të ruajtur kreun në Premierligë.
Vendasit, që e kishin të pamundur të gjenin hapësira për të shënuar golin e tri pikëve nga loja e hapur, arritën ta bëjnë nga penalltia.
Në minutën e 66’, Sterling ishte ai që realizoi për 1-0 nga pika e bardhë.
Deri në fund, pavarësisht tentimeve, City nuk arriti të shënojë më, në anën tjetër, e mbajti portën e pa prekur për t’i rrëmbyer në fund tri pikë shumë të rëndësishme.
Kujtojmë se për 45 minuta mysafirët luajtën me një lojtar më pak.
Raul Jimenez mori dy kartonë të verdhë një pas një në fund të pjesës së parë, për t’u përjashtuar nga loja.