Pas disa rezultateve zhgënjyese, Napoli është rikthyer me fitore në Serie A.
Në kuadër të javës së 23-të në Serie A, Napoli e ka mposhtur Beneventon me rezultat bindës, 3:0.
Dries Mertens dhe Matteo Politano i shënuan golat e fitores për vendasit.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte titullar sonte dhe luajti 90 minuta.
Nga “WhoScored” ai ishte ndër më të vlerësuarit derisa mori notën 7.0.
Me këtë fitore, Napoli ngritet në vendin e gjashtë në Serie A me 43 pikë, kurse Benevento mbetet në vendin e 16-të me 25 pikë.