Fitore dramatike e Llapit ndaj Prishtinës, Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët, Dukagjini mposhtë Malishevën

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Llapi ka shënuar fitore dramatike me përmbysje ndaj Prishtinës me rezultat 1-2.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga penalltia në minutën e 22’të të takimit.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Besnik Krasniqi që realizoi për epërsinë e skuadrës së tij.

Kastriot Selmani realizoi për të barazuar shifrat për ekipin e tij.

Veliu shënoi në minutën e 95’të për të pëmbysur gjithçka në këtë takim

Gjilani dhe Ballkani luajtën baras.

Ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Fillimisht realizuan skuadra e Ismet Munishit me golin e Gerhard Prognit në minutën e 57’të të takimit. Për të barazuar shifrat u përkujdes Gripshi në minutën e 63’të të takimit që ishte edhe goli për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Në anën tjetër Dukagjini fitoi me vështirësi ndaj Malishevës të cilët kishin mbetur me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 11’të e takimit.

Dukagjini shënoi fitore me rezultat 2-0 me golat e Shabanit dhe Granit Elezaj në minutat e 59’të dhe 94’të të takimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *