Futbollisti kroat Sime Vrsaljko i ka befasuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale kur ka prezantuar makinen e tij që përdorte për të mbërritur në stërvitje.
Lojtari i ekipit kombëtar kroat që fiton miliona te Atletico Madrid shkoi në stërvitje me një Fiat Panda të vjetër kur Madridi u godit nga një stuhi dëbore fundjavën e kaluar që nuk është parë në atë qytet për 50 vjet.
Nga rruga, kjo Fiat Panda është e vitit 1989, dhe mund të blihet rreth pesëqind euro. /Zeri.info