20 ndeshje, 12 fitore. 34 gola të shënuar dhe 14 të pranuar. Ky është bilanci i FC Dritës që ka marrë përkohësisht kreun e tabelës pas fitores ndaj Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com.
Me 40 pikë gjilanasit renditen në kreun e klasifikimit, aq sa ka edhe Ballkani që të shtunën zhvillon derbin e javës ndaj Prishtinës.
Ndërkohë, situatë aspak e këndshme për FC Drenicën që pëson humbjen e tretë radhazi në pranverë dhe të tetën këtë edicion.
“Kuqezinjtë” mbesin në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 28 pikë, por me një fitore eventuale të Flamurtarit do të futej në zonën që dërgon largim nga liga.