Aaron Ramsey do të largohej nga Arsenali për t’iu bashkuar Juventusit që në vitin 2019.
Por mesfushori uellsian nuk po përdoret shumë nga bardhezinjtë që kanë menduar për shitjen e tij. Madje duhet të largohet që në hapjen e merkatos së janarit pasi po rëndon së tepërmi buxhetin e klubit.
Në një përllogaritje që ka bërë “La Gazzetta dello Sport”, Ramsey fiton 18.000 euro në çdo minutë të lojës te Juventusi. Një pagesë kjo e cila është e kripur për një futbollist që nuk po përdoret nga bardhezinjtë.