Cristiano Ronaldo ka kaluar Kylie Jenner, duke u bërë ylli më i paguar në Instagram. Futbollisti, 38 vjeç, tani fiton në mënyrë mbresëlënëse 1.87 milionë £ për çdo postim të sponsorizuar, krahasuar me Kylie, 25 vjeçe, e cila fiton 1.47 milionë £ për çdo postim.
CR7 shpesh promovon faqet sportive ‘LiveScore’, markën ‘Wellness Therabody’ dhe kopmaninë e kriptomonedhave ‘Binance’ në llogarinë e tij në Instagram. Ai krenohet me 597 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale, ndërsa Kylie e ndjek nga afër me 397 milionë ndjekës.
Cristiano ka parë një rritje të madhe në Instagram vitet e fundit, pasi u rendit në vendin e tretë në listën e më të paguarve në Instagram më 2019, duke fituar rreth 755.000 £ për çdo postim të sponsorizuar asokohe.
Kylie ka një mori markash, duke përfshirë ‘Kylie Cosmetics’ dhe ‘Kylie Swim’, ndërsa ajo gjithashtu punon me marka të tjera të njohura, duke përfshirë luksozen franceze të modës ‘Jean Paul Gaultier’.
Lista e më të paguarve në Instagram u hartua nga ‘HopperHQ’ dhe bazohet në atë se sa mund të paguhet çdo përdorues për një postim të vetëm në Instagram. Kompania analizon të dhënat duke përfshirë angazhimin mesatar, sa shpesh postojnë, variablat e industrisë dhe numrin e ndjekësve që kanë.
Në vendin e tretë në listën më të fundit të të shumëpaguarve në Instagram është futbollisti Lionel Messi me 1.38 milionë £ për çdo postim të sponsorizuar. Selena Gomez më pas ndjek nga afër duke fituar 1.35 milionë £ për çdo postim, ndërsa Dwayne Johnson është në vendin e pestë me 1.33 milionë £.
Kim Kardashian gjithashtu u rendit në dhjetëshen e parë pasi fiton 1.31 milionë £ për postim të sponsorizuar, ndërsa motrat e saj Khloe Kardashian dhe Kendall Jenner u renditën në vendin e nëntë dhe të dhjetë.
Ndërkohë, Ariana Grande mban vendin e shtatë në listë, shumë afër Kim me 1.3 milionë £ për postim, ndërsa Beyonce fiton 1.08 milionë £ për çdo postim. Cristiano Ronaldo u zgjodh sportisti më i paguar në botë nga ‘Forbes’ në fillim të majit, me të ardhurat e tij vjetore këtë vit që thuhet se arrijnë në 109 milionë £.
Vetëm tre sportistë në historinë e ‘Forbes’ e kanë mposhtur totalin e fitimeve të tij jashtë fushës prej 72 milionë £ në një vit: Roger Federer, Tiger Woods dhe Conor McGregor.