Kanë përfunduar pjesët dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.
Llapi ka arritur fitore minimale ndaj Dukagjinit, kurse Ballkani krejt në fund siguroi fitoren ndaj Trepçës ’89.
Golin e e vetëm të takimit në ndeshjen Dukagjini – Llapi e shënoi, Festim Alidema në minutën e 13’të të takimit, gol që siguroi tre pikë për skuadrën e Tahir Batatinës.
Në anën tjetër Ballkani fitoi krejt në fund ndaj Trepçës ’89 me golin e shënuar me kokë nga Albion Rrahmani në minutën e 89’të të duelit pas asistimit të Nazmi Gripshit.