Fitoi dy medalje ari në peshëngritje, kinezi ngriti 313 kg me një këmbë

Delegacioni olimpik i Kinës është shumë i fortë dhe deri tani numëron 9 medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios. Dy prej tyre i përkasin Li Fabian, peshëngritësit 28-vjeçar.

Ky i fundit triumfoi në kategorinë deri 61 kg. Fabian fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes (ngriti 172 kg), teksa ia doli të rrëmbejë medaljen e artë edhe në stilin e shtytjes (ngriti 313).

Në një moment krijoi ilaritet në sallë me veprimin e tij. Sportisi kinez ia doli të çojë lart shtangën, teksa ngriti këmbën e djathtë, veprim të cilin e shpjegoi për mediet.

“Ishte një gabim momental. Për pak do të humbisja baraspeshën, mirëpo kam punuar shumë në këtë skenar gjatë stërvitjeve.

Jam i vetëdijshëm se është argëtuese, mirëpo këshilloj që mos të ekzekutohet, pasi që sjell një rrezik të madh të lëndimit“, deklaroi Fabian, i cili e ka bërë një veprim të tillë edhe katër vite më parë në Kampionatin e Azisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *