Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet nesër.
Në finale do të ballafaqohen Prishtina dhe Ballkani. Kryeqytetasit kaluan në këtë fazë duke eliminuar Dritën në gjysmëfinale, teksa Ballkani triumfoi ndaj Suharekës.
Ky takim do të zhvillohet duke filluar nga ora 15:00, teksa lokacioni do të jetë stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
Duhet cekur që Ballkani nuk ka fituar në 8 ndeshjet e fundit direkte me Prishtinën, me kryeqytetasit që ndeshjen e fundit të humbur ndaj Ballkanit e kanë në vitin 2022.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat nesër në Drenas.