Finalisti i parë do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive

120 minuta lojë janë mbyllur 0-0 në “Wembley” dhe tani Penalltitë do të përcaktojnë finalistin e parë në “Euro 2020”.

Spanja dhe Italia kanë dhuruar spektakël në “Wembley”, pasi 90 minuta të kohës së rregullt dhe 30 minuta vazhdime nuk kanë mjaftuar për të mësuar finalistin e parë në Kampionatin Evropian.

Koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll 1-1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht kaluan në epërsi italianët, në minutën e 60-të për 1-0 realizoi sulmuesi i Juventusit, Chiesa.

Spanja reagoi në minutën e 80-të.

Pas vetëm pak minutave në fushë, sulmuesi Alvaro Morata ka arritur të realizojë për 1-1.

Në vazhdime, Spanja u mundua të bëjë diçka më mirë, por assesi të gjejë golin e fitores dhe kështu, finalisti i parë në “Euro 2020” do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *