Fillon stinori pranveror në Superligë, sot na presin tri ndeshje interesante

Pas një pauze thuajse dy mujore, elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion me edicionin pranveror.

Tri ndeshje interesante na presin ditën e sotme në kuadër të xhiros së 19-të, e para për edicionin pranveror në rangun më të lartë të garave në futbollin kosovar.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të jetë nikoqir i Llapit.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes pas 120 minutash lojë ndaj Prishtinës në Kupën e Kosovës, derisa Llapi është i motivuar pasi eliminoi Ballkanin në penallti për të kaluar në çerekfinale.

Drita aktualisht zë vendin e parë në tabelë me 41 pikë dhe kërkon fitore për ta ruajtur lidershipin, derisa Llapi synon rezultat pozitiv për tu ngritur në tabelë, pasi për momentin ndodhet në vendin e tetë me 19 pikë.

Selim Isufi do të jetë gjyqtar kryesor në këtë sfidë, së bashku me asistentët Besnik Morina e Imran Kabashi.

Ndjekësi i parë i Dritës, Ballkani do të ketë punë më të lehtë, pasi do të luaj në udhëtim te Besa e Pejës, në takimin që do ta gjykojë Genc Nuza.

Ndeshje shumë interesante do të zhvillohet edhe në kryeqytet, ku Prishtina është nikoqire e Drenicës.

Kryeqytetasit duan fitore për të mbetur në garë për titullin e kampionit, në anën tjetër Drenica është në kërkim të pikëve pasi zë vendin e parafundit në tabelë me vetëm 19 pikë pas 18 takimeve të zhvilluara.

Superliga e Kosovës

E shtunë (13:00)

Drita – Llapi

Prishtina – Drenica

Besa – BallkanI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *