FIFA vendos, futbollistët e huaj në Rusi kanë të drejtë të shkëpusin kontratën, çfarë do të bëjë Bernard Berisha?

Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar padyshim është Bernard Berisha i cili në kampionatin rus vlerësohet lart.

Ai po shkëlqen te skuadra ruse Ahkmat Grozny derisa mbrëmë kishte një paraqitje shumë të mirë.

Skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 1:2 dje nga Rubin Kazan, derisa Berisha që bartë edhe shiritin e kapitenit ishte titullar.

Megjithatë, kohëve të fundit pas luftës Ukrainë – Rusi, edhe futbollistët në Rusi janë para një situate të ndërlikuar. FIFA tashmë ka marrë vendim që të gjithë futbollistët e huaj që luajnë në këtë kampionat kanë të drejtë ta shkëpusin kontratën në mënyrë të njëanshme.

Por cili do të jetë vendimi i Berishës, kjo mbetet të shihet, por sigurisht që nuk do ta ketë aspak të lehtë largimin nga klubi ku vlerësohet shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *