FIFA pezullon një pjesë të stadiumit për ndeshjen kundër Serbisë

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me arsyetimin e sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e ka konsideruar të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.

Më poshtë letra e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *