FIFA do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.
E njëjta nuk vlen edhe për Zvicrën dhe kapitenin e saj, shqiptarin Granit Xhaka. Kështu ka raportuar të hënën mediumi zviceran “Blick.ch”.
“Sipas informacioneve të Blick, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka”, ka njoftuar mediumi i madh zviceran.
Granit Xhaka u raportua se do të hetohet nga FIFA për shkak të fanellës së Jasharit gjatë festës së fitores kundër Serbisë (2:3).
Xhaka kishte mohuar se kishte bërë një veprim politik, përveç se e kishte zgjedhur fanellën e Ardon Jasharit, lojtarit tjetër shqiptar që përfaqëson Zvicrën këtë Botëror në mënyrë për ta promovuar si lojtar të ri.