Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka bërë sot rregulla të reja, të cilat çlirojnë klubet gjatë pandemisë COVID-19 nga detyrimi për t’i lëshuar futbollistët e tyre me ekipet kombëtare.
Klubet janë të detyruara ta bëjnë këtë gjë në eliminatoret e ardhshme për Botërorin “Katar 2022” si dhe për Kupën Afrikane të Kombeve.
Kjo do të thotë se më shumë se tre mijë futbollistë, mund të udhëtojnë kudo në botë për t’i përfaqësuar vendet e tyre.
FIFA ka zbutur rregullat dhe tani i lejon klubet të parandalojnë largimin e futbollistëve në situata të caktuara, të tilla si karantina e detyrueshme prej të paktën prej pesë ditësh pas rikthimit në vend.
I pari i FIFA-së, Gianni Infantino ka deklaruar se futbollistët dhe zyrtarët që udhëtojnë gjatë muajit mars, duhet t’u përmbahen rregullave shëndetësore.