FIFA e ka përgëzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për përgatitjen e Statutit të ri.
Ky institucion po ashtu ka thënë që ka punuar bashkë me UEFA-në dhe FFK-në në përgatitjen e Statutit.
Ata e kanë quajtur draft-Statutin si hap të drejtë dhe të duhur në përmbushjen e objektivit të përbashkët për qeverisje dhe administrim të mirë.
“Në veçanti, do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi që t’ju përgëzoj për punën e bërë në përditësimin e Statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Së bashku me kolegët tonë të UEFA-së, nga afër e kemi përcjellë në vazhdimësi procesin, dhe kemi besim se Statuti i ri, i cili është prezantuar për aprovim në Kuvendin tuaj sot, është hap i drejtë dhe i duhur në drejtim të përmbushjes së objektivit së përbashkët të qeverisjes dhe administrimit të mirë”, thotë një pjesë e letrës së FIFA-së.