FIFA i bllokon merkaton ekipit të Ronaldos, zbulohet arsyeja

Al-Nasr kishte nisur të bënte lëvizje të “çmendura” në treg, ku pasi transferoi Ronaldon ata blenë edhe Marcelo Brozoviç. Por FIFA ka vendosur ti bllokojë merkaton klubit arab.

Shkak është bërë një marrëveshje e vitit 2018 me Leicester City për transferimin e Ahmed Musa.

Al-Nasr pagoi 14 milionë paund për shërbimet e tij, por jo 390,000 paund, para të cilat duhet të kalonin te “Dhelprat” në formë bonusesh.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, merkato do të jetë e bllokuar deri në momentin që klubi do të shlyejë të gjitha detyrimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *