Fidan Aliti i pazëvendësueshëm te Zurich, Domgjoni ia lëshoi vendin Hekuran Kryeziut

Zurichi është mposhtur minimalisht 0:1 në shtëpi nga Servette në kuadër të javës së 13-të në Superligën zvicerane.

Për skuadrën e Zurich ishin pjesë tre futbollistët shqiptarë, Fidan Aliti, Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu.

Aliti ishte i pazëvendësueshëm në këtë përballje, derisa Domgjoni që luajti nga minuta e parë u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë duke ia liruar vendin Hekuran Kryeziut.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 85-të me autor, Timothe Cognat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *